Studimi/ Çdo femër ka fiksim një tjetër…femër

Të jesh pak bi nuk është kurrë keq. Kjo moto duket mëse e vërtetë, sidomos për femrat. Të paktën në kokë.

Një studim i Universitetit të Eseksit në Angli ka zbuluar se gratë ose janë biseksuale, ose homoseksuale. Por ato kurrë nuk janë hetero, ose me fjalë të tjera, që të pëlqejnë vetëm meshkujt.

Testimi mbi dhjetëra femra ka zbuluar joshjen e tyre ndaj seksit të njëjtë, edhe nëse deklarojnë se janë të interesuara vetëm për meshkujt.

“Kur bëhet fjalë për femrat, të dhënat tregojnë qartë se ato ose janë homoseksuale, ose biseksuale. E kemi fjalën për dëshirat në mendje,” thotë Dr. Rieger, udhëheqës i këtij studimi.

Tema biseksualitet nuk është më tabu. Së fundmi shumë yje të Hollivudit si Drew Barrymore, Cara Delevingne apo Michelle Rodriguez e kanë pranuar se janë të tilla.

Ky është një lajm i mirë për meshkujt, që kanë ëndërruar për një ménage-à-trois (treshe).

Një tjetër studim i profesoreshës së psikologjisë, Meredith Chivers ka zbuluar se femrat janë më pak të fiksuara tek gjinia e partnerit seksual se meshkujt.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU