58 vjeçarja arrestohet në pikën kufitare Morinë. Kërkohej për “mashtrim”

Policia pranë pikëkalimit kufitar të Morinës në Kukës ka arrestuar 58 vjeçaren Elisabeta Ahmeti, pasi kjo e fundit ishte shpallur në kërkim për mashtrim.

Policia Kufitare e pikëkalimit kufitar të Morinës, në Kukës, ka mundur të ndalojë një shtetase të shpallur në kërkim për “mashtrim”.

Shërbimet e policisë i kanë vënë prangat në hyrje të pikës së kalimit kufitar të Morinës shtetases Elizabeta Ahmeti, 58 vjeç, banuese në Bajram Curri, Tropojë, pasi ndaj saj ekziston një vendim gjykate, në bazë të të cilit Ahmeti dënohet me një vit burgim.

Vendimi është dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Tropojës më 28 tetor të vitit të kaluar, duke e akuzuar shtetasen e mësipërme për mashtrim, por pa dhënë detaje të tjera.

Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë për vlerësimin e këtij arresti.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU