PD: Viti 2016 nis me një bilanc tragjik dhe rëndim të sigurisë e rendit në vend

Partia Demokratike përmes Enkelejd Alibeajt ka bërë një bilanc të ngjarjeve të kronikës, të shënuara në këtë fillim viti. Alibeaj tha se bilanci shënon një panoramë të rënduar të rendit dhe sigurisë në vend. Sipas demokratit, pavarësisht se efektivët e policisë dihen të radhëtuar nga drejtuesi i tyre më i lartë, ata duhet të vijojnë me përkushtim detyrën e tyre.

“Bilanc dramatik është shënur në këtë fillim viti në vendin tonë duke dëshmuar dhe njëherë përkeqësimin e rendit dhe sigurisë në vend.

Një krim i dyfishtë në Sarandë u shënua në orët e para të vitit 2016. Shtetësja Lina Uzo u ekzekutua nga bashkëshorti edhe pse ajo kishte një urdhër mbrojtje si pasojë e dhunës që ushtronte bashkëshorti i saj.

Në orët e para të mëngjesit  të datës 1 janar, si pasojë e aksidentit  në aksin rrugor Lushnjë- Berat humbi jetën një 17 vjeçare , po me datë 1 Janar një 18 vjeçar  Rudolf Javxhiu humbi jetën në aksin rrugor Lin –Pogradec, katër të rinj u plagosën dhe fatkeqësisht njeri prej tyre, Ardit Piranej 34 vjeç, humbi jetën në aksin rrugorr Velipojë –Shkoder. Në Tiranë efektivi i policisë, 48 vjeçari Njazi Cera humbi jetën si pasojë e një aksidenti në Sauk.

Një vrasje e dyfishtë shoqëroi këtë fillim viti të përgjakshëm.  Në fshatin Drisht të Postribës, dy vellezer  Abdulla dhe Skënder Shkami janë ekzekutuar me armë zjarri.

Mbrëmë  në aksin kombëtar Lezhë-Shkodër është qëlluar me armë zjerri duke humbur jetën shtetasi Dritan Loreni.

Një bilanc tragjik 8 viktima vetëm në dy ditë tregon një përkeqësim të rendit dhe sigurisë.

Duke shprehur ngushëllime për familjet e viktimave, i bëjmë thirrje drejtuesve të policisë së shtetit të marrin menjëherë masat për t’ju dhënë mbrojtjen e duhur viktimave të dhunës në familje, për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritur forcën parandaluese përmës shërbimeve të informacionit.

Partia Demokratike inkurajon punonjësit e Policisë të cilët ndonëse ndihen të tradhtuar nga drejtuesi më i larti i tyre, ministri i Brendshëm i skeduar nga të gjithë shërbimet e vendeve partnere si bashkëpunëtor i trafikantëve,  të vazhdojnë me përkushtim punën e tyre në shërbim të qytetarëve, ruajtjes së rendit dhe sigurisë.”- tha Alibeaj.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU