Studimi/ 8 gjërat më të rëndësishme rreth penisit, në këndvështrimin e femrave

Shkencëtaret në Universitetin e Cyrihut së fundi kanë publikur një studim në ‘Gazeta e Mjekësisë Seksuale’ i cili kishte për qëllim ti përgjigjej pyetjes:

“Çka e bën një penis të duket i pashëm?” Ky studim grup fokusi kishte një grup prej 105 femrave, të moshës nga 16 deri në 45 vjeç, për ti renditur “rëndësinë e tetë aspektet rreth penisit” – nga madhësia deri tek qimet – duke ju treguar atyre shumë lloje të peniseve. Pastaj atyre u ishte kërkuar që ti përshkruanin si normal apo jo-normal.
Përfundimi i tyre i përgjithshëm: Madhësia nuk ka rëndësi, përderisa duket i bukur dhe i mbajtur mirë.
Ja si u bë renditja përfundimtare, nga aspektet më të rëndësishme të penisit, deri tek ato më pak të rëndësishme:
1. Paraqitja e përgjithshme kozmetike
2. Dukja e qimeve
3. Lëkura e penisit
4. Madhësia e penisit
5. Forma e kokës së penisit
6. Gjatësia e penisit
7. Dukja e testikujve
8. Pozicioni the forma e kanalit të urinës (uretra)
Pra, shihet qartë se kanali i urinës është injoruar pothuajse krejtësisht nga të gjithë.
Përderisa hulumtimi fillimisht ishte bërë për një studim mjeksor për meshkujt që kishin pasur ndërhyrje kirurgjike për të rregulluar kanalin e urinës, ky studim na sjellë disa detajet rreth standardeve të llojllojshme rreth bukurisë

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU