Deputetja Hysi tregon përparësitë e kuvendit më 2016

Deputetja e Partisë Socialiste Vasilika Hysi rendit si prioritet në punën e Kuvendit, autoritetin që do të ngrihet sipas ligjit për hapjen e dosjeve, implementimin e ligjit të integritetit të figurave ose siç njihet ndryshe si ligji i dekriminalizimit.

Vëmendje të veçantë, në kuadër të kompromisit politik, për Vasilika Hysin merr reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore.

“Do kenë mbërritur pranë Kuvendit të Shqipërisë dhe deklaratat e pastërtisë së kandidatëve për autoritetin e hapjes së dosjeve, për këtë autoritet ne miratuam dhe buxhetin. Është pastërtia integriteti i institucioneve ku ka persona të zgjedhur, të emëruar ose që ushtrojnë funksione publike për veprat tashmë që janë kryer vepra kriminale të parashikuara nga kodi penal në këto 25 vite.

Gjithashtu do fillojë reforma në drejtësi dhe tre mujori i parë i 2016-s do ketë një ngarkesë të madhe pune të komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi dhe të komisionit për reformën zgjedhore dhe kemi një set të tërë rekomandimesh të OSBE-ODIHR që presin vëmendjen tonë “, shprehet Hysi për Report TV.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU