Isa Boletini, akuzat dhe vrasja në Podgoricë

Isa Boletini akuzohej për vdekje, sepse më 1908 do të angazhohej me financat e tij të shumta, që të mbahet Kuvendi i Ferizajt dhe Kongresi i Manastirit, me moton se “Tash e tutje duhet të punojmë për Shqipni, duke e realizuar profecinë e ambasadorit të Ingliterës Goshen më 1880 në Stamboll kur thotë se: “Duhet të themelohet një Shqipëri, nga Selaniku e deri në Jeni Pazar”

 

PSE U VRA ISA BOLETINI

 

Më 1935 KOS, Qeveria e Mbretërisë Jugosllave dhe Klubi Kulturor serb në themelim do të bëjnë një rekapitullim lidhur me personalitet shqiptare, se cili është më i rrezikshmi për interesat e Jugosllavisë (lexo Serbisë). Në atë rekapitullim prej 764 faqesh (Uput za likvidaciju kaçaçkih banid dhe Uput za likuidaciju alabnskih prvaka), del se Isa Boletini në dokumente gjatë viteve 1881-1916 apostrofohet jo më pak se 8012 herë. Në vendin e dytë, del se ishte për politikën pansllaviste më i rrezikshëm Hasan Prishtina, i clili përmendet në 7005 herë në dokumente. Pas tij vjen Bajram Curri me 5011 herë. Në vendin e katërt pozicionohen Azem Bejta dhe klerikët arbër: Fan Noli dhe At Fishta me apostrofime deri në 2000 herë e kështu me radhë. Në këtë tubim politiko rreligjioz, referojnë patriku Gavrillo, paolitikani J. Magovqeviq dhe juristi S. Jovanoviq n` emër të Klubit Kulturor serb. Tubimi mbahet më 28 VI 1935 në Beograd. Aty shënohet edhe kjo fjali e dalur nga goja e Vasa Qubrilloviqit dhe Patrikut Gavrillo Dozhiq se: “Shqiptarët do të na akuzojnë për dy gjëra: Një, që nuk i kemi deportuar në Anadoll. Dy, që nuk i kemi konvertuar në religjionin e origjinës , në ortodoksi”.

 

Çka përmbajnë dokumentet serbe?

 

Tash duhet të përgjigjemi në pyetjen pse dhe si u vra Isa Boletini si personaliteti më i apostrofuar. Nga mija fakte që sjellin pansllavistët në Beograd do t` i veçojmë ato që janë më eklatante.

 

Në dokumente arsyetohet se:

 

  1. Isa Boletini duhej të likuidohet sepse gjatë viteve 1881-1892 i ka ndihmuar mbi 200000 muhaxherë të Sanxhakut të Nishit me ushqim dhe ndërtim shtëpish.

 

  1. Isa Boletini duhej të vritet sepse më 28 VI 1889 në Mitrovicë vritet një serb nga muhaxherët dhe valiu i Kosovës pastaj deklaron se: “Ju serbët jeni në besë të Isa Boletinit”.

 

  1. Isa Boletini duhej të vritet sepse më 26.VI.1890 në Prishtinë vritet konsulli serb nga një muhaxhir me urdhër të Isa Boletinit.

 

  1. Isa Boletini duhet të vritej sepse më 1897 në fshatin Strellc së bashku me Haxhi Zekën, e ftojnë parinë shqiptare që të rreshtohen politikisht kah Inglitera (Anglia) protestante. Ky rreshtim politik e solli parinë politike shqiptare deri te BESABESË e Pejës më 1899, ku Isa Boletini ishte një nga krerët kryesorë.

 

  1. Isa Boletini dënohet me vdekje sepse më 1899 në emër të tij janë vrarë 132 serbë nëpër tërë Vilajetin e Kosovës. Për këtë akuzë Shqiptarët akuzohen në Gjykatën e Drejtësisë në Hagë. Qeveria Osmane e themelon një komision ku janë edhe dy popa serbë. Komisioni pas hulumtimit detal nëpër lokalitete, vjen në përfundim se e tërë akuza është e fabrikuar. Gjykata e Hagës pastaj e nxjerr përfundimin: 132 akuza-132 rrenë serbe.

 

  1. Isa Boletini dënohet me vdekje sepse më 1903 organizon vrasjen e konsullit rus në Mitrovicë (Shqerbinit).

 

  1. Isa Boletini akuzohej për vdekje sepse më 1908 do të angazhohej me financat e tij të shumta që të mbahet Kuvendi i Ferizajt dhe Kongresi i Manastirit, me moton se “Tash e tutje duhet të punojmë për Shqipni, duke e realizuar profecinë e ambasadorit të Ingliterës Goshen më 1880 në Stamboll kur thotë se: “Duhet të themelohet një Shqipëri, nga Selaniku e deri në Jeni Pazar”.

 

  1. Isa Boletini dënohej me vdekje sepse më 26 XII 1909 në Kullën historike të Hys Popovës vendos sipas kërkesës së Ismail Qemalit dhe Hasan Prishtinës se në Vilajet duhet të fillojë Kryengritja: “Kur bjen dushku prej rremit” në stilin e Revolucionit Borgjez francez (14 korriku 1789 dhe Kamill Demullen). Siç dihet Kryengritja filloi në Kulinë në prill 1910 atëherë kur dushku i malit fillon të bjerë.

 

  1. Isa Boletini duhet të vritet, sepse në Shkup, në gusht 1912 ishte kundër Delegacionit të Fuqive Evropiane (rusi dhe austriaku) të cilët e stopuan marshimin e shqiptarëve me kërcënim: “Çfarëdo rezultati të ketë lufta e juaj ndryshim të kufijve të Perandorisë Osmane nuk ka”.

 

  1. Isa Boletini duhet të vritet sipas Beogradit, Peterburgut, Podgoricës dhe Parisit sepse më 18 tetor 1912 nga forcat e tij u likuidua një brigadë e Serbisë dhe 6 oficerë të lartë të fuqive evropiane si instruktor në Merdar të Llapit. Ai vend nga serbët edhe sot quhet “Prevar” , kinse shqiptarët kanë tradhtuar!!!

 

  1. Isa Boletini duhet të likuidohej sepse është përkrahës dhe krahu më i fortë me kreshnikët e tij për Ismail Qemalin me rastin e Shpalljes së pavarë- sisë Shqipërisë në Vlorë më 28 XI 1912.

 

  1. Isa Boletinit nga serbët nuk i falej për kërcënimet që i bënë përfaqësuesit diplomatik serb Ballug-gjiçit në Milano në prill 1913 në prani të Gjon Marka Gjonit se: “Derisa të jam gjallë nuk do të pajtohem me okupimin e çdo pëllëmbe të tokave shqiptare”.

 

  1. Isa Boletini nuk i falet që me veshjen e tij, me deklarimet e tij ka bërë që të kuptohet kudo nëpër Evropë se deri ku shtrihen trojet e Shqipërisë duke thënë se “Nuk kam ardhë ta kërkojë Mitrovicën, por çdo pëllëmbë të tokave shqiptare të okupuara nga fqinjët”.

 

  1. Isa Boletini duhet të ndëshkohet me vdekje, sepse i ndikuar nga Hasan Prishtina, së bashku me Bajram Currin dhe Elez Isufin veprojnë publikisht me ndihmën e austriakëve që ta themelojnë Frontin e Dytë kundër Serbisë më 1915 në sektorin: Dibër-Tetovë-Shkup-Prizren-Pejë- Rozhajë.

 

  1. Isa Boletini duhet të likuidohet sipas politikës pansllaviste, sepse në mënyrë sistematike është skalitë nëpër gazeta në formë dhe pamje karikature: Duke i prerë me sharrë të gjithë ata pashallarë që e pengojnë themelimin e Shqipërisë autonome. Duke e prerë me sharrë princin serb Millan Obrenoviq që i spastroi viset e Sanxhakut të Nishit nga Shqiptarët, duke e prerë me sharrë Princin Nikollë Petroviq, sepse ia kishte aneksuar viset më të bikra bregdetare: Tivarin dhe Ulqinin: duke e prerë me sharrë Nikolla Pashiqin sepse e okupoi pjesën më të madhe të trojeve shqiptare, tërë Vilajetin e Kosovës dhe një pjesë të Vilajetit të Manastirit, duke e prerë me sharrë Valladan Gjorgjeviqin që bënte propagandë nëpër Evropë se “Shqiptarët kanë bisht”. Isa vizatohet duke u kërcënuar: “Me këtë kobure do ta ia vejë në ballë një vrimë Vlladanit dhe aty do t`ia nguli bishtin e tij të derrit”.

 

Si u vra Isa Boletini?

 

Në fund Isa Boletinin e vranë në Podgoricë, pasi që u dorëzua në përfaqësinë Frënge. Prej aty ai do t’u dorë- zohet organeve malazeze dhe ata e vranë po atë ditë kur ushtritë e Vjenës hynë në Mitrovicë, më 23 janar 1916. Isa Boletini është dorëzuar organeve malazeze më 10 janar. Ai është vendosur në Shtabin e Ushtrisë malazeze dhe ndaj tij është caktuar roja. Isa thuhet në deklaratën e oficerit që e caktonte ROJEN është vendos në katin përdhes të Shtabit. Unë kam pasur urdhër që ai nuk guxon të dalë nga dera. Nëse provon të dalë, atëherë ta neutralizojmë duke e plagosë. Në një rrethanë të papritur kanë shkrep armët te ura dhe Isa Boletini ka provuar të dalë në ndihmë kreshnikëve të tij, por unë (P. M. Vojvodiq, oficer rezervë 1977) e kam plagosë duke e goditur në duar. Pas nja dhjetë minutave ka ardhur Baba i Millovan Gjillasit (Nikolla Gjillas) dhe ka shti pesë herë në të. Ai ia ka grabit Isës pushkën dhe revolet që i mbetën afër duarve. Unë shumë më vonë kam dëgjuar se kë e kam plagosur. Sot (1977) pendohem shumë se çfarë mëkati kam bërë. Po u rrëfehem se nuk jam fajtor. Unë kam qenë vetëm një oficer që zbaton urdhra. Urdhri ka ardhur nga lart. Këtë krim e kam kuptuar shumë më vonë. Fajtor është përfaqësia franceze, qeveria dhe mbreti i Malit të Zi.

Trimi kishte shumë armiq

E tërë kjo armiqësi ndaj kolosit shqiptar flet se edhe varri i tij tash e tutje: mendon, flet dhe vepron për t` i mbrojtur trojet stërgjyshore shqiptare. Ata që punuan në këtë drejtim, që më në fund eshtrat e Isa Boletinit të prehen në vendlindjen e tij, qofshin faqebardhë, sepse i kanë bërë një shërbim të madh kombit, Shqipërisë etnike. Po, Isa Boletini kishte armiq shumë, por ai fakt flet për përkushtimin e tij për atdheun ARBËROR. Po të ishte gjallë këtu sot Isa do të na thoshte: “Oj Kosovë oj tokë beku, ku gjallnue kanë 12 fise, E Shqipnisë ma e bukra hise. Gjithë për TY zemra më gufon, S`asht shqiptar ai që ty të harron”. Lavdi i qoftë atij dhe bashkëluftëtarëve të tij të ndritur.

Voal

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU