Të fryrë pas festave? Ja dieta e duhur

Menjëherë pas festave vihen re disa kilogram më tepër, peshë më e rëndë dhe bark i fryrë. Mos u shqetësoni nëse do të gjendeni me 2 – 3 kg më shumë, mjafton të ndjekësh rregullat e drejta ushqimore për të detoksikuar organizmin, për rregullimin e funksioneve të aparatit tretës dhe për pak kohë do t’i ktheheni formave tuaja të mëparshme

 

Kjo dietë që prezantohet nga Anila kalleshi, është një dietë 3 ditore detoksikuese , drenuese dhe që pastron organizmin, dhe mund të ndiqet nga një person i rritur që gëzon shëndet të mirë për një periudhë jo më të gjatë se 3 ditë.

 

Dieta detoksikuese 3 ditore

 

Dita e parë e dietës 3 ditore pas festave

Dita e parë i dedikohet konsumimit të frutave dhe perimeve, për t’u pastruar nga toksinat dhe mbetjet e skorieve që ndodhen në zorrët tona, pse jo dhe për të hidratuar trupin tonë.

 

Mëngjesi

1 kupë me fruta të gjalla 250 gr

Lëng boronice me 1 lugë mjaltë

 

Paradite

Çaj jeshil

 

Dreka

Supë me patate

Lëng i shtrydhur agrumesh (qitro, portokall, limon)

 

Pasdite

Në mikser karrote, selino, kivi

 

Darka

Sallatë jeshile me domate të vogla,qepë të kuqe, misër të ëmbël

1/2 ananas

Lëng kumbulle

 

Dita e dytë e dietës pas festave

Dita e dytë i përket drithërave , për të vënë në punë mëlçinë.

 

Mëngjesi

2 feta biskotash integrale

2 lugë çaji marmelatë

Lëng boronice me një lugë çaji mjaltë

 

Paradite

Çaj jeshil

 

Dreka

Oriz me domate 60 g

1/2 ananas

Lëng agrumesh

 

Pasdite

Lëng i shtrydhur agrumesh (qitro, portokall, limon)

 

Darka

Supë me patate (150 g) e perime (60 g)

1/2 ananas

Dita e tretë e dietës pas festave

 

Dita e tretë e dietës, ndërthur dhe proteinat me origjinë shtazore. Në këtë pikë ushqimi do të kompletohet dhe organizmi do të fillojë te funksionojë më së miri.

 

Mëngjesi

1 gotë qumësht i skremuar me 40 g drithëra integrale

Lëng boronice me një lugë çaji mjaltë

 

Paradite

Çaj jeshil

 

Dreka

Oriz me domate 60 g

150 g di brokoli dhe lulelakër në avull

1/2 ananas

 

Pasdite

Lëng i shtrydhur agrumesh (qitro, portokall, limon)

 

Darka

Sallatë jeshile me domate të vogla,qepë të kuqe, misër të ëmbël

100 g djath pa yndyrë në feta të holla

1 panine integrale

1/2 ananas

 

Pasi të ndiqni këtë dietë për 3 ditë ju do të ndiheni më lehtë, dhe fryrja e barkut dhe kilet e marra gjatë festave do të jenë thjesht një kujtim.

 

Mos harroni:

Jeta sedentare bën të shëndoshet mëlçia, ndërsa ecja me hap të shpejtë ( idealja do të ishte një ecje për 1 orë e gjysëm), dhe kjo bën që mëlçia të përdorë si energji kaloritë dhe ndalon akumulimet e yndyrës të depozitohen.

Shije.al

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU