Putin, pesë njerëzit brenda rrethit të besimit

Kur Vladimir Putin erdhi për herë të parë në pushtet, në një intervistë ishte pyetur se cili është bashkëpunëtori i tij më i besueshëm. Ai ishte përgjigjur duke përmendur këta pesë emra: Nikolai Patrushev, Sergei Ivanov, Dimitry Medvedev, Alexei Kudrin, Igor Sechin.

Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, këta njerëz vazhdojnë të përbëjnë rrethin e ngushtë të bashkëpunëtorëve të Putinit, dhe që dominojnë si në aspektin e rëndësishëm strategjik të qeverisë ashtu dhe në bizneset e mëdha, transmeton lajmi.net.

patrushevPatrushev ka qenë drejtor i shërbimit të sigurimit të brendshëm nga viti 1999 deri në vitin 2008, kur edhe është emëruar sekretar i Këshillit të sigurimit.

ivanovIvanov është një ish-ministër i mbrojtjes dhe zëvendëskryeministër. Që nga viti 2011 punon si shef i administratës presidenciale.

medvedevMedvedev ka qenë president nga viti 2008 deri në vitin 2012, ku edhe formoi “tandemin sundimtar” me Putinin, kurse sot është kryeministër i Rusisë.

kudrinKudrin ka qenë nga viti 2011 ministër i financave dhe pse tani nuk mban ndonjë pozicion zyrtar, ai vazhdon të jetë një nga këshilltarët kryesor të Putinit në çështjet financiare dhe ekonomike.

sechinSechin ka mbajtur pozita të larta në administratën presidenciale dhe në qeveri, kurse sot është drejtor ekzekutiv i kompanisë shtetërore të naftës “Rosneft”.

 

Përveç pesëshes, në grupin e bashkëpunëtorëve të ngushtë ekzistojnë edhe persona tjerë në të cilët Putin ka besim të plotë. Njëri prej tyre është Arkady Rotenberg, njeriu përgjegjës për mbajtjen dhe organizimin e lojërave Olimpike në Soçi, si dhe disa figura tjera rajonale dhe burokratë të lartë.

Shumë prej tyre kanë qenë nëpër pozita të larta para se Vladimir Putin të vinte në pushtet.

Ministri aktual i mbrojtjes, Sergei Shoigu, i cili më parë drejtonte ministrinë për situata të jashtëzakonshme, është një figurë e shquar politike në skenën ruse qysh nga vitet e nëntëdhjeta, kurse në krye të partisë “Rusia e Bashkuar” ka qenë nga viti 2001 deri në vitin 2005.

Njerëzit në të cilët presidenti ka më së shumti besim, kryesisht qëndrojnë të ulur në Këshillin e Sigurimit – një nga organizatat më të rëndësishme për koordinim në vendimmarrje në nivelin më të lartë shtetëror.

Në të njëjtën kohë, sistemi administrativ rus i ashtuquajtur linja vertikale e pushtetit, nuk funksionon edhe aq mirë: udhëzimet politike nuk zbatohen gjithmonë sipas dëshirave, dhe kështu në këtë mënyrë përfshihen njerëz që ndihmojnë në zhvillimin dhe implementimin e projekteve.

Njëri prej tyre është edhe Yuri Trutnev, i zgjedhur në vitin 2000 si guvernator rajonal, dhe më pas në vitin 2004 u emërua si ministër i burimeve natyrore dhe ekonologjike.

Ky grup tregon më së miri dy aspektet më të rëndësishme rreth asaj se kush e drejton Rusinë. Së pari, ekziston një vazhdimësi e madhe e qeverisë të njerëzve të afërt me Vladimir Putinin.

Së dyti, thelbi i makinerisë qeverisëse përbëhet nga njerëz të cilët janë shokë me Putinin në kohën e KGB-së.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU