109 aksidente vetëm në mbrëmjen e të dielës

Policia e Kosovës njofton se të gjitha rrugët në tërë vendin janë të kalueshme por me vështirësi.

Pas reshjeve të borës, sipas Policisë, mbrëmë janë shkaktuar 109 aksidente ndërsa nga to 19 kanë qenë me lëndime. “Në Prishtinë kemi pasur disa aksidente, por vetëm me dëme materiale. Në rrugën e “Bledit” ka pasur një aksident ku janë përfshirë 8 vetura pastaj në rrugën “Eqrem Qabej” dhe “Isa Kastrati” ka pasur 3 aksidente me 15 vetura të përfshira. Për shkaqe sigurie, njësitet policore kanë bllokuar rrugët më të rrezikshme për aksidente në trafik”, ka thënë për TV Arta zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha. Policia apelon tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në trafik dhe të jenë të pajisur me pajisje dimërore.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU