104-vjetori i krijimit të FA, Ministria e Mbrojtjes organizon të dielën ditë të hapur për qytetarët

 

Me rastin e 104-vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura, Ministria e Mbrojtjes ditën e diel më datë 4 dhjetor 2016, ora 09:00-16:00, organizon në Garnizonin “Skënderbej”, Ditën e Hapur në FA.

Ministria e Mbrojtjes fton të gjithë kureshtarët dhe të apasionuarit të vizitojnë nga afër mjetet, pajisjet dhe armatimin që kanë në përdorim Forcat e Armatosura të Shqipërisë, që nga helikopterët, te mjetet e blinduara dhe armët e reja të standardeve të NATO-s.

Hyrja në Garnizonin “Skënderbej” do të jetë e lirë për të gjithë vizitorët, të cilët do të kenë mundësi të njihen më nga afër me punën e burrave dhe grave, djemve dhe vajzave nën uniformë, që shërbejnë në FA

Gjithashtu vizitorët mund të përfitojnë nga rasti të vizitojnë edhe Muzeun e Forcave të Armatosura ku gjenden të ekspozuara rreth 3600 objekte që janë përdorur nga FA shqiptare në më shumë se një shekull.

Në kuadër të aktiviteteve për 104-vjetorin e krijimit të FA, ditën e diel në orën 19:00, në sallën e Universitetit të Arteve, do të mbahet edhe “Koncerti i Lirisë” nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura./a.m.

123567

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU