10 të vdekur nga uragani Matthew në ShBA

Uragani Matthew ka lënë të vdekur të paktën 10 persona në ShBA, përderisa ka filluar të godasë pjesën jug-lindore të bregdetit, raporton BBC.

Tre persona kanë vdekur në Kartolinën Veriore, tha guvernatori Pat McCrory, i cili e quajti uraganin Mattheë, si “stuhi shumë shumë serioze”.

Në Gjeorgji, tre persona mbetën të vdekur, përfshirë këtu edhe një invalid, pas goditjes së dy pemëve në shtëpinë e tij. Më herët gjatë ditës kanë humbur jetën edhe katër persona të tjerë, citohet Express. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU