10 mijë euro për berberin, Franca irritohet me presidentin Hollande

Lajmi se berberi i presidentit francez, Francois Hollande, paguhet gati 10,000 euro në muaj ka shkaktuar një furtunë mediatike në vend e ka zemëruar jo pak njerëz.

Gazeta satirike “Le Canard Enchaine” ishte epiqendra e tërmetit të opinionit publik me raportet e saj të konfirmuara më pas nga qeveria, se njeriu që kujdeset për flokët e shefit të Elizesë, merr çdo muaj 9,985 euro.

Zëdhënësi i Ekzekutivit, Stephane Le Foll këmbënguli megjithatë të tregonte se buxheti operativ i Pallatit Presidencial u shkurtua me 15 deri në 20%, pasi Hollande mori çelësat e Presidencës nga Nicolas Sarkozy në 2012-n.

Berberi, sipas justifikmeve të tij, është detyruar të lërë sallonin e vet dhe t’i përgjigjet kreut të shtetit në çdo moment që të ketë nevojë. Por, në rrugët e Parisit njerëzit mendojnë se kjo nuk është gjë tjetër veçse shpërdorim i parave publike.

“Kjo është një çmenduri, 9.800 euro për të prerë flokët, është e tmerrshme dhe e turpshme. E aq më tepër, për atë lloj prerjeje”.

“Berberi i tij është njeri me shumë fat, sikur të fitoja dhe unë aq. Mendoj se taksat tona po keqpërdoren, dhe kjo është fyese për ne”.

hollande647_071416033140Në Twitter kanë vërshuar fotomontazhet e presidentit me modele flokësh nga më të ndryshmet, përfshirë ato “punk”, ndërsa disa të tjera e tregojnë si mbretereshën e Britanisë Elisabeta II, si Zlatan Ibrahimoviç, apo edhe si vetë ish-partnerja e presidentin, Valerie Trierweiler.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU